back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaLajmeKosova i afrohet Çikagos me bilancin e vrasjeve (Statistika)

Kosova i afrohet Çikagos me bilancin e vrasjeve (Statistika)

Të ngjajshme

Aktakuzë ndaj Ramadan Morinës për krime lufte në Komunën e Malishevës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë...

11 arbitra shqiptarë në ndeshjet e UEFA Conference League

11 arbitra shqiptarë janë vendosur për t’i ndarë drejtësitë...

​Liverpool gati 95 milionë euro për Nico Williams

Liverpooli po përgatit një ofertë prej 95 milionë eurosh...

Bilanci i vrasjeve në Kosovë në 10 ditët e fundit është 1 person i vrarë në çdo 24 orë.

Me vrasjen e dyfishtë qe u shënua sot në Prishtinë arrin në 10 numri i vrasjeve brenda 10 ditëve.

Në vendin që njihet me më së shumti vrasje në Sh.B.A., në Çikago një vrasje ndodhë çdo 12 orë, shkruan Infokusi.

Me datën 19 të këtij muaji ndodhi një vrasje në Ferizaj. Vrasjet tjera pasuan në Gjakovë, ku në çarshinë e qytetit mbetën të vrarë tre persona.

Pas pak ditësh rasti tjetër po ashtu tragjik ndodhi në Deçan, në të cilin mbeten të vdekur dy persona. Gjatë ditës së djeshme në Shtërpcë u vranë dy persona dhe rasti i sotëm në Prishtinë ku mbetën të vrarë Eron Agaj 22 vjeçar dhe Arianit Gashi 21 vjeçar.

Bilanci 10 në dhjetë ditë, ose një vrasje në 24 orë. Kurse statistikat në Çikago shenojnë 1 vrasje në 12 orë, pra 2 vrasje në ditë.

Duke marrë parasysh që Çikago ka 2.7 Milion banorë, pra rreth 1 Milion më shumë se Kosova, përqindja e humbjes së jetëve është edhe më e afërt.

Screen-Shot-2016-08-29-at-6.01.06-PM

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz