BallinaLajmeKosova është një realitet i ri për BE-në, realitet që dëshmon gatishmërinë...

Kosova është një realitet i ri për BE-në, realitet që dëshmon gatishmërinë për një partneritet politik dhe ekonomik

Të ngjajshme

Rubio mbërrin në Francë me mesazh për G7-n: Bëni më shumë rreth Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti në Francë...

Refuzohet apeli i Real Madridit për kartonin e kuq të Valverdes

Federico Valverde po shkëlqen së fundi me Real Madridin. Uruguajani,...

Mungon vaksina kundër rotavirusit në Kosovë, institucionet presin furnizim

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Kosovë kanë mbetur pa...

Kurti udhëton drejt Francës, ka drekë pune me Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për vizitë...

“Kosova është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane dhe të integrimeve euroatlantike. Qytetarët tanë meritojnë të jenë të barabartë dhe të lëvizin lirshëm në vendet e BE-së dhe ne po presim që sa më shpejtë të marrim lajmin e drejtë dhe të merituar për liberalizimin e vizave”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, ambasadorin Christian Heldt dhe shefin e zyrës së “Konrad Adenauer” në Kosovë, Johanes Rey.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj e njoftoi zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Reiner Wieland, me përkushtimin e qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve të saj për agjendën evropiane, për të arriturat në fuqizimin e sundimit të ligjit, nismën për reformën në administratën publike, në avancimin e raporteve për fqinjësi të mirë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, e po ashtu edhe për nevojën e përmbylljes së bisedimeve me Serbinë.

“Kosova është gati për liberalizimin e vizave dhe ne presim mbështetjen e Parlamentit Evropian në këtë proces, i cili është jetik për qytetarët tanë”, tha kryeministri Haradinaj.

Më tej Kryeministri Haradinaj, theksoi edhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë, duke i forcuar marrëdhëniet bilaterale me këtë vend.

“Kosova është partneri ideal i Gjermanisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik. Ne kemi resurset e nevojshme, të përshtatshme për investitorët gjerman dhe tani është koha që të shohim projekte konkrete në këtë drejtim”, shtoi Kryeministri Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj përmendi në takim edhe rëndësinë që ka liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit dhe tani Kosova është një realitet tjetër, nga i cili nuk mund të kenë probleme vendet e BE-së.

Ndërkaq, zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, Reiner Wieland falënderoi Kryeministrit për pritjen dhe gatishmërinë e bashkëpunimit për projekte specifike nga fusha e edukimit në programet e BE-së dhe Qeverisë Gjermane, duke shprehur mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj për fuqizimin e rendit dhe ligjit dhe përafrimin e vendit me agjendën evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz