Kosova edhe me dy mungesa të mëdha ndaj Turqisë
BILLI

Lexo edheSot Liga e Kampionëve, na pret kjo super ndeshje

Enis Alushi dhe Loret Sadiku, pritet të jenë mungesat e radhës tek Përfaqësuesja e Kosovës në ndeshjen e 12 nëntorit me Turqinë.
Të dy lojtarët munguan shkaku i lëndimeve në takimet me Kroacinë dhe Ukrainën, dhe për të njëjtën arsye ka gjasa maksimale të mungojnë sërish.
Kur kanë mbetur edhe 12 ditë deri tek ndeshja me Kombëtaren e Fatih Terimit, as Sadiku e as Alushi, nuk janë rikthyer me skuadrat e tyre, Kasimpasa në Superligën turke dhe Nurnberg në Bundesliga 2.
Lexo edheSot Liga e Kampionëve, na pret kjo super ndeshje
Sadiku luan në repartin mbrojtjes, ku Kosova ka më së shumti nevojë, derisa Alushi si mesfushor defansiv.
Kosovës do t’i mungojë edhe Hekuran Kryeziu shkaku i kartonëve.