back to top
BallinaLajmeKosova digjej flakë në luftë, ndërsa Nazim Bllaca merr vizë në...

Kosova digjej flakë në luftë, ndërsa Nazim Bllaca merr vizë në Beograd (VIDEO)

Të ngjajshme

UDB përgatiti skenarin e infiltrimit të Nazim Bllacës në UCK. E shfrytëzojnë Kamiponatin Botërorë të Futbollit në Francë dhe janar të vitit 1998, në kohën kur Kosova digjej në flakë nga forcat serbe, Nazim Bllaca merr vizë për në Francë, me pretekstin që po shkon të ndjek ndeshjet e Kampionatit Botëror të Futbollit, ka zbuluar emisioni “Udhëve” në RTK, përmes dokumenteve të sigurimit sekret serb.

Në Kosovë nuk kishte ambasada të huaja në atë kohë. Bllaca e merr vizën franceze në ambasadën franceze në Beograd.

Më 24 janar 1998, ai kishte shkuar në Lyon. Udhëtimin e tij e kishte bërë ligjërisht, nga aeroporti i Sllatinës në Prishtinë.

Dokumentet që posedon emisioni “Udhëve” të nënshkruara nga Bllaca pas intervistës që kishte dhënë para zv. prokurorit për krime lufte në Serbi Dragoljub Stankoviq, dëshmojnë se Bllaca kishte marrë vizë franceze dhe se më vonë kishte udhëtuar në Zvicër, nga ishte infiltruar në UÇK.

“Para kësaj, mora një vizë franceze, prandaj për këtë arsye më duhej të shkoj në Francë së pari. Në atë kohë në Francë, u mbajt kampionati botëror i futbollit, përfitova nga kjo situatë dhe aplikova për një vizë franceze, të cilën e mora. Nga aeroporti i Slatinës fluturova për në Gjenevë, ku kushëriri im Nexhid Bllaca më priti dhe më transferoi në Lion”, tregon para prokurorit serb Nazim Bllaca.

Nga aty ai kishte shkuar në Lozanë të Zvicrës ku ishin të koncentruar më shumë shqiptarët e Kosovës, të cilët organizimet për t’I ndihmuar UCK-së I bënin nëpër klubet e tyre.

“Kam qëndruar atje deri në fillim të qershorit 1998. Kam punuar në një restorant. Gjatë qëndrimit tim në Lausanne, shkova dy herë në klubin e shqiptarëve, i cili drejtohet nga Fahri Mahalla nga Ferizaj, që ndodhet në qendër të Lozanës. Nuk e mbaj mend emrin e saktë të klubit. Në këtë klub, shqiptarët nga Kosova që punonin jashtë vendit, dhanë kontribute të caktuara në para për të ndihmuar UÇK-në në Kosovë. Dhe në klub organizuan fjalime patriotike të mbushura me propagandë anti-serbe, u kërkua të mbledhin sa më shumë para për nevojat e UÇK-së, në mënyrë që të përmbushë objektivin e çlirimit të Kosovës dhe Metohisë nga autoritetet serbe”, deklaron Bllaca, para prokurorit Stankoviq.

 

Për t’u bërë më i besueshëm te diaspora shqiptare e Kosovës, ai filloi të kontribuojë edhe vet me shuma të vogla parash për UÇK-në dhe ia arriti qëllimit. Kur lufta fillon të intensifikohet Bllaca merr urdhër nga erporët e tij të sigurimit shtetëror serb që fillimisht të kthehet në Shqipëri për të marrë informacione për aktivitetet e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Gjatë fazës së angazhimit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kryen dy detyra – atë të ushtarit të UCK-së që lëviz nëpër disa njësi dhe grupe të UCK-së dhe të informatorit të shërbimeve serbe, raporton emisioni Udhëve në RTK.

Gjatë tërë kohës sa ishte pjestar i UÇK-së ai mban shënime në ditarin e tij. Të gjitha këto dëshmi që i shënon në ditar i kujton në dëshminë e tij të mëvonshme në rastin Kleçka dhe në rastin kundër Azem Sylës, raporton RTK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz