BallinaLajme​Kosova dhe SHBA diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për...

​Kosova dhe SHBA diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në

Të ngjajshme

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në margjina të panairit “AUSA 2025”, u takua me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të SHBA-së, Michael F. Miller.

Sipas njoftimit të MM-së, në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, i cili për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar kryesisht përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), duke mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara”, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes thekson se gjithashtu u diskutua për prokurimet e radhës, si dhe për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës.

Drejtori Miller përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz