back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKosova borxh publik rreth 800 milionë euro

Kosova borxh publik rreth 800 milionë euro

Të ngjajshme

Ministri Financave Avdullah Hoti ka theksuar se borxhi publik i Kosovës është i ulët dhe i përballueshëm.

Në një shkrim në faqen ë tij në Facebook, Ministri Hoti ka thënë se borxhi publik ka arritur në 804 milionë euro dhe që i bije të jetë 13% e Produktit të Brendshëm Bruto që vlerësohet të jetë 6.03 miliardë euro.

Sipas tij, 87% e borxhit që ka Kosova është në valutën euro, që nuk ka rrezik në rritjen e obligimeve për pagesën e borxhit si rezultat i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros me valutat e tjera.

Ky është postimi i plotë në Facebook:

Borxhi publik i Kosovë është i ulët dhe i përballueshëm

Borxhi publik ka arritur në 804 milion euro, që është 13% e Produktit të Brendshëm Bruto që vlerësohet të jetë 6.03 miliard euro.

Kjo vlerë është shumë e ulët krahasuar me vendet në rajon, të cilat kanë borxh prej 40% deri në 76% të BPV-së së tyre.

Sot, 87% e borxhit që ka Kosova është në valutën euro, që nuk ka rrezik në rritjen e obligimeve për pagesën e borxhit si rezultat i ndryshimit të kursit të këmbimit të euros me valutat e tjera. Edhe pjesa e mbetur është në valuta të shteteve të fuqishme dhe në valutë SDR, për të cilat kursi i këmbimit karshi euros është i qëndrueshëm.

Po ashtu, 82% e borxhit është me normë fikse të interesit dhe mjaft të ulët. Pjesa tjetër e borxhit ka normë variabile të interesit, por që për shkak të stabilitetit në tregjet financiare nga ku ka huazuar Kosova, rreziku është mjaft i ulët.

Qeveria do të vazhdojë të jetë shumë e kujdesshme në rritjen e borxhit për të ruajtur strukturën shumë të volitshme të borxhit publik.

Të Fundit

Sport

ShowBiz