back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaLajmeKosova bie në vendin e 99-të, Çitaku përmend fushatat linçuese kundër mediave...

Kosova bie në vendin e 99-të, Çitaku përmend fushatat linçuese kundër mediave dhe gazetarëve

Të ngjajshme

Bie çmimi i naftës në tregjet globale

Çmimet e naftës ranë të hënën, ndërsa investitorët po...

Kosova shpallet zyrtarisht vend i sigurt për azil nga BE-ja

Bashkimi Evropian ka vendosur që Kosova dhe shtatë vende...

Ambasadori i BE-së takoi krerët e katër komunave të veriut të vendit

Gjatë takimit me 4 kryetarët e rinj të kumunave...

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas publikimit të renditjes nga organizata “Reporterët pa Kufij”, ku Kosova është pozicionuar keq në rajon, duke u renditur në vendin e 99-të për lirinë e mediave.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka theksuar se liria duhet të jetë e plotë në çdo dimension, përndryshe nuk konsiderohet liri fare.

“Liria ose është e plotë, në çdo dimension, ose nuk ka liri fare.

Nuk mund të ketë liri politike pa fjalë të lirë. Pa media të lira”, ka shkruar ajo.

Çitaku ka rikujtuar se vendi ka qenë dëshmitar i fushatave të sinkronizuara kundër mediave, përfshirë linçime, kërcënime dhe përpjekje për frikësim, që sipas saj në disa raste kanë përfunduar edhe në dhunë.

Megjithatë, ajo është shprehur se kësaj mendësie që ka mbjellë farën e dyshimit, sharjes dhe mohimit po i vjen fundi.

“Kemi qenë dëshmitarë të fushatave linçuese e të sinkronizuara kundër mediave dhe gazetarëve; përpjekjeve për frikësim e presion; kërcënimeve që jo rrallë kanë përfunduar edhe në dhunë.

Por kësaj mendësie që ka mbjellë farën e dyshimit, sharjes dhe mohimit, po i vjen fundi.

Mediat e lira dhe gazetarët kanë mbajtur gjallë pluralizmin dhe demokracinë.

Kanë ekspozuar padrejtësitë, skandalet dhe abuzimet.

Të palëkundur dhe të pafrikësuar“, shkroi Çitaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz