Kosova bëhet anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale
dp

Lexo edheKamberi padit Brnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore

Kosova është pranuar si anëtare e Aleancës Evropiane për Praktikën Profesionale – Arsimin Dual, duke u bërë vendi i 43-të që i bashkohet kësaj platforme.
Kështu ka njoftuar ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka thënë se pjesë e synimeve është përfshirja aktive e sektorit privat, krijimi dhe funksionimi i Këshillave Sektoriale të Shkathtësive, përmirësimin e qeverisjes së shkollave profesionale.
“Kjo përbën një arritje të jashtëzakonshme për MASHTI-n, pasi anëtarësimi lidhet drejtpërdrejt me përkushtimin tonë për të fuqizuar arsimin profesional dhe për ta afruar atë me nevojat e tregut të punës”, ka shkruar ajo.

Lexo edheKamberi padit Brnabiqin për nxitje të urrejtjes fetare dhe racore
Ajo ka thënë se përmes këtij anëtarësimi, Kosova fiton mundësinë të bashkëpunojë me shtete të tjera në forcimin e praktikave cilësore, mobilitetit të praktikantëve dhe ndërtimin e partneriteteve strategjike me kompani, organizata rinore, dhoma të tregtisë dhe institucione arsimore nga e gjithë Evropa.