back to top
Saturday, December 6, 2025
BallinaLajmeKosova alarmohet për cenim të sigurisë

Kosova alarmohet për cenim të sigurisë

Të ngjajshme

OPTA parashikon favoritët e Botërorit 2026

Spanja është favoritja e madhe për të fituar Botërorin...

Bia Khalifa – Labit: Ti s’je burrë, por burrito

Në debatet me Labin është përfshirë edhe Bia, e...

Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kritikoi sot ashpër...

Shteti ndodhet në alarm. Rrezikun nga cenimi i sigurisë është duke u ndier nga autoritetet më të larta të Kosovës, prandaj kanë mobilizuar gjithë aparatin që demonstron forcën.

Burime të gazetës kanë treguar të enjten se, nga kjo ditë, të gjithë pjesëtarëve të policisë u janë ndërprerë pushimet dhe se orari i punës u është bërë 12-orësh.

Në anën tjetër, gjatë ditës ushtrime për të përballuar trazirat kanë bërë misioni ushtarak i Kombeve të Bashkuara (KFOR), misioni evropian për sundimin e ligjit në Kosovë (EULEX), si dhe Forca e Sigurisë e Kosovës (FSK). Po këtë ditë, kryeministri Isa Mustafa e ka mbledhur edhe Këshillin e Sigurisë së Kosovës.

Arsyet për këtë mobilizim nuk janë dhënë nga institucionet. Por, burime të gazetës kanë thënë se masat janë ndërmarrë për shkak “të rrezikut nga sulme të mundshme terroriste” dhe për shkak të “krizave politike në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz