BallinaLajmeKosnett u bashkohet ambasadorëve kundër deklaratave të Pal Lekajt

Kosnett u bashkohet ambasadorëve kundër deklaratave të Pal Lekajt

Të ngjajshme

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

The Guardian i kushton artikull të veçantë suksesit të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

Edhe ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, është rreshtuar kah diplomatët që e përkrahën deklaratën e ambasadorit zviceran për veteranët e rrejshme, shkruan Gazeta Express.

Deklarata e ambasadorit zvicera, Jean-Humbert Lebet, e thënë gjatë përurimit të ujësjellësit të financuar nga Zvicra në Skenderaj, ka ngjallur shumë reagime.

Derisa ambasadori britanik, Ruairi O’Connell, tha se të gjithë mendojnë si Lebet, Kosnett e ka mbështetur këtë deklaratë të O’Connellit duke shkruar “ne pajtohemi”.

Ndryshe Lebet tha se “ne po ua ndërtojmë ujësjellësin, ndërsa ju po paguani veteranë të rrejshëm”, e kjo nuk u mor mirë nga institucionet e Kosovës.

Megjithatë të gjithë ambasadorët, e tash edhe Kosnett, u pajtuan me atë që tha diplomati zviceran në Skenderaj. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz