BallinaLajmeKosnett fton Kurtin dhe Osmanin në shënimin e 244 vjetorit të krijimit...

Kosnett fton Kurtin dhe Osmanin në shënimin e 244 vjetorit të krijimit të marinës amerikane

Të ngjajshme

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe nënkryetarja e LDK-së njëherësh kandidate për kryeministre nga kjo parti për zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani ishin të ftuar në shënimin e 244 vjetorit të krijimit të trupës së marinsave amerikanë.

Me ftesë të ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett dyshja ishin të pranishëm në këtë shënim.

“Një mbrëmje e këndshme për mua e Ritën, të mirëpritur nga Ambasada e ShBA-së me rastin e përvjetorit të 244-të të krijimit të trupës ushtarake të marinsave.Me ShBA-të do të bashkëpunojmë që të kemi edhe ne trupat tona ushtarake të specializuara, që do të nderojnë kombin dhe aleatët tanë, sa herë ta kërkojë nevoja.” shkroi Kurti, transmeton Indeksonline.


Në fotografinë e publikuar nga Kurti vërehet se askush tjetër nga skena politik e Kosovës nuk ishin ulur përkrah tyre në këtë tavolinë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz