back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaLajme“Korrupsioni në rritje”, Suedia “godet” Vuçiqin – shkurton ndihmën për Serbinë

“Korrupsioni në rritje”, Suedia “godet” Vuçiqin – shkurton ndihmën për Serbinë

Të ngjajshme

​Ancelotti nuk e fton Neymarin te Brazili

Pas disa javësh mungesë për shkak të një dëmtimi...

Kurti: Opozitarëve iu themi ju lutem mos u betononi në pozitën e bllokuesit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit...

Qeveria e  Suedisë ka vendosur të “përshtatë mbështetjen” për Serbinë si pjesë e Strategjisë së saj të Partneritetit për Reforma me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, u njoftua në faqen zyrtare të Parlamentit Suedez. Vendimi nënkupton pezullimin e një pjese të ndihmës për institucionet shtetërore në Serbi dhe ridrejtimin e fondeve drejt forcimit të organizatave të shoqërisë civile.

“Zhvillimi në Serbi po shkon në drejtimin e gabuar. Kjo vlen për gjithçka – nga korrupsioni në rritje deri te mosbindja ndaj parimeve të sundimit të ligjit. Shtetet nuk mund të presin mbështetjen suedeze nëse nuk kryejnë reforma dhe përparim që ne i konsiderojmë të nevojshme. Kjo është arsyeja pse po i prezantojmë këto ndryshime tani”, tha Ministri Suedez për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin dhe Tregtinë e Jashtme, Benjamin Dousa.

Qeveria suedeze, siç pohon ai, e ka monitoruar nga afër situatën në Serbi për një kohë të gjatë dhe ka vënë re mungesën e vullnetit të vërtetë politik për reforma.

“Kjo i referohet veçanërisht zbatimit të sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore, siç janë liria e shprehjes dhe liria e medias. Duke pasur parasysh këtë, qeveria ka vendosur të rishikojë mbështetjen për Serbinë, në përputhje me parimet e politikës së zgjerimit të bazuar në meritë të Bashkimit Evropian. Kjo do të thotë që vendet që po përparojnë dhe tregojnë vullnet për reforma shpërblehen, ndërsa mbështetja mund të reduktohet ose ngrihet për ata që mbeten prapa në zhvillimin demokratik ose nuk respektojnë të drejtat themelore. Prandaj, u vendos që disa forma të mbështetjes për shtetin serb të pezullohen dhe fondet do të ridrejtohen për forcimin e shoqërisë civile”, njoftoi qeveria suedeze.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz