back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKorrupsioni, mision i pamundur i Veselit

Korrupsioni, mision i pamundur i Veselit

Të ngjajshme

Debat i fortë mes Fjollës dhe Shkurtës

Mbrëmjen e sotme ka ndodhur një debat i fortë...

Abdixhiku: Me gratë aktiviste zgjedhim shpresën — LDK-ja fuqizon rolin e grave në politikë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka...

Abdixhiku: LDK do ta rikthejë shpresën bashkë me gratë në ballë të ndryshimit

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku mbajti sot një takim...

Terras: BE-ja të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, tha...

Analistët politikë janë skeptikë rreth asaj se kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, do të arrijë t’i konkretizojë premtimet për ta luftuar korrupsionin.

Kryetari i ri i PDK-së, Kadri Veseli, i cili të shtunën e mori drejtimin e kësaj partie, në fjalimin e tij të së dielës, kur falënderoi të pranishmit dhe qytetarët e vendit, ndër të tjera specifikoi edhe luftimin e korrupsionit, dukuri që sipas tij po e shkatërron të ardhmen e fëmijëve të Kosovës. Me këtë rast, Veseli siguroi se “nuk do të qëndrojmë duarkryq” ndaj këtij fenomeni.

Mirëpo analisti politik, Behlul Beqaj, në një prononcim për KALLXO.com shprehet tejet skeptik rreth asaj se a do t’i konkretizojë premtimet e tij kryetari i ri i PDK-së.

“Shumë personalitete, madje edhe ish-kryetari i PDK-së, tani Presidenti Thaçi, por edhe liderët e partive tjera politike kanë deklaruar se do ta luftojnë seriozisht korrupsionin, mirëpo kjo nuk ka ndodhë. Andaj duke i pasë këto fakte para vetes, unë mendoj se Veseli po tenton ta luajë imazhin e një luftëtari të denjë kundër kësaj dukurie shumë negative në vendin tonë”, thotë Beqaj.

Megjithatë, Beqaj thotë se mund të ndodhë që diçka nga këto premtime të Veselit të jetësohen.

Kurse, analisti Nexhmedin Spahiu tha për KALLXO.com se nuk mund të paragjykojë në lidhje me efikasitetin e kreut të PDK-së në këtë drejtim.

“Meqë deri tani nuk e kemi parë Veselin në post ekzekutiv apo në udhëheqje të një subjekti politik, megjithatë ne tani duhet t’i regjistrojmë ato që i thotë dhe të shohim nëse do t’i përmbushë”, thotë ai. Sipas Spahiut, veprimet e Veselit nuk e kanë karakterin e veprimeve spektakolare sepse “më shumë ai vepron në instanca të brendshme”.

Si shembull ai i merr edhe aksionet e fundit të Policisë dhe Prokurorisë, për të cilat thotë se edhe pse duken si gjëra që po ndodhin natyrshëm në fakt atyre është duke i paraprirë vet ai.

Kadri Veseli ka premtuar se formacioni politik të cilin e drejton nuk do të rrijë duarkryq sa i përket korrupsionit, i cili, sipas tij, po e shkatërron të ardhmen e fëmijëve të Kosovës.

Para se ta merrte timonin e PDK-së, Veseli ka qenë zëvendëskryetar i kësaj partie. Ndërsa, për pak muaj edhe ushtrues detyre i kryetarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz