BallinaLajmeKoronavirusi! Kosova 500 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm...

Koronavirusi! Kosova 500 mijë euro ndihmë për Luginën e Preshevës, Shqipëria vetëm premtime

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ditën e sotme i ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel ishte i ftuar kryetari i komunës së Bujanovcit, Shaip Kamberi.

Kamberi e nisi bisedën me një bilanc sa i përket Koronavirusit në vendin e tij. Ai u shpreh se Bujanovci është një ndër vendet më pak të prekura nga CoVid-19.

Deri më tani në këtë komunë janë konfirmuar 4 të prekur të cilët asnjëri nuk ka qenë shqiptar, por të komunitetit rom dhe serbë.

Sa i përket ndihmave që u kanë shkuar nga Beogradi, ai u shpreh se kanë pasur kontakte por nuk kanë marrë ndihmë dhe as u kanë thënë që do u dërgojnë ndihma.

Kamberi: Ne kemi pasur kontakte dhe kemi marrë një ndihmë nga qeveria e Republikës së Kosovës në vlerë prej 200 mijë euro aq sa ka marrë edhe Presheva dhe 100 mijë të tjera janë ndarë për komunën e Medvegjës.

Denis Dyrnjaja: Pra 500 mijë në total. Po Shqipëria ka dhënë kontribut?

Kamberi: Kam patu kontakte me ministrin Gent Cakaj dhe ka premtuar se edhe qeveria shqiptare është duke shqyrtuar një mundësi për të dërguar ndihma financiare.

Denis Dyrnjaja: Nuk ka një vlerë?

Kamberi: Jo nuk ka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz