back to top
Tuesday, August 5, 2025
BallinaBotëKoronavirusi, Irani dhe Spanja raportojnë mbi 100 vdekje secili në 24 orët...

Koronavirusi, Irani dhe Spanja raportojnë mbi 100 vdekje secili në 24 orët e fundit

Të ngjajshme

Spanja ka raportuar rreth 2,000 raste të reja të koronavirusit dhe më shumë se njëqind vdekje gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e reja rrisin numrin e infeksioneve me virusin COVID-19 në Spanjë në 7,753, përderisa numri total i vdekjeve të shkaktuara nga ky virus ka arritur në 288.

Ndryshe qeveria vendosi një bllokim pothuajse total në mbarë vendin, duke ndaluar njerëzit të largohen nga shtëpitë, përveç që të shkojnë në punë, të marrin kujdes mjekësor ose të blejnë ushqim.

Ndërkohë në Iran numri i vdekjeve nga koronavirusi ka arritur në 724, me 113 vdekje të reja në 24 orët e fundit.

Këto shifra u bënë të ditura nga një zyrtare iraniane e shëndetësisë, e cila shtoi se 13.938 njerëz janë infektuar në të gjithë vendin.

“Në 24 orët e kaluara, janë konfirmuar 1.209 raste të reja … me 113 vdekje në 24 orët e kaluara, numri i vdekjeve ka arritur në 724” shkroi në Twitter Alireza Vahabzadeh, këshilltare e ministrit të shëndetësisë në Iran.

Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore rë Shëndetësisë aktualisht në tërë botën janë regjistruar 152,428 raste të konfirmuara me koronavirus, 5,720 vdekje nga po ky virus përderisa Covid-19 është shpërndarë në 141 territore.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka përshkruar Evropën si “epiqendrën” e re të shpërthimit, i cili filloi në fund të vitit të kaluar në qytetin qendror kinez, Wuhan.

- Advertisement -

Të Fundit