BallinaJetëKoronavirusi, cilat janë gjasat për vdekje?

Koronavirusi, cilat janë gjasat për vdekje?

Të ngjajshme

Studiuesit aktualisht mendojnë se midis pesë deri në 40 raste të koronavirusit në 1,000 do të rezultojnë me vdekje, – me një supozim më të mirë nga nëntë në 1,000 raste ose rreth 1%.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se “globalisht, rreth 3.4% e rasteve të raportuara me Covid-19 kanë rezultuar me vdekje”.

Vlerësimi i shkencëtarëve për shkallën e vdekjes është më i ulët sepse nuk raportohen të gjitha rastet.

Por kjo varet nga një sërë faktorësh: mosha juaj, seksi dhe shëndeti i përgjithshëm dhe sistemi shëndetësor në të cilin jeni.Image result for coronavirus

Sa e vështirë është të kuptohet shkalla e vdekshmërisë?

Është tejet e vështirë, si dhe numërimi i rasteve është i ndërlikuar.

Shumica e rasteve të shumicës së viruseve kalojnë pa u regjistuar si vlera, sepse njerëzit kanë tendencë të mos e vizitojnë mjekun kur kanë simptoma të buta.

Shkalla e ndryshme e vdekjes që ne po shohim të raportohet në të gjithë botën nuk ka të ngjarë të jetë për shkak të versioneve të ndryshme të virusit. Sipas hulumtimeve nga Imperial College, kjo është për shkak se vende të ndryshme janë më mirë ose më keq në zbulimin e virusit, gjë që ndikon në numërimin e rasteve. Kështu që rastet që nuk janë plotësisht të raportuara e bëjnë të lehtë mbivlerësimin e nivelit të vdekjeve.

Shkencëtarët kombinojnë pjesë të provave individuale për secilën nga këto pyetje për të krijuar një pamje të shkallës së vdekshmërisë.

Për shembull, ata vlerësojnë proporcionin e rasteve me simptoma të buta nga grupe të vogla si dhe përcaktojnë nivelet e njerëzve që monitorohen nga afër – si p.sh njerëzit që kanë fluturuar në vendet e tyre të origjinës.

Por, përgjigjet pak më të ndryshme këto të dhëna shtojnë ndryshime të mëdha në tablonë e përgjithshme – Nëse thjesht përdorni të dhëna nga Hubei, ku shkalla e vdekjes ka qenë shumë më e lartë se diku tjetër në Kinë, atëherë niveli i përgjithshëm i vdekjeve do të duket shumë më keq.

Kështu që shkencëtarët japin një gamë, si dhe një vlerësim më të mirë aktual.

Por, edhe kjo nuk e tregon historinë e plotë sepse nuk ka asnjë normë të vetme të vdekjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz