Presidenti amerikan Donald J. Trump është nderuar nga Republika e Koresë së Jugut me “Grand Order of Mugunghwa” – urdhërin më të lartë civil që jepet nga ky shtet, si dhe me një kurorë ari në shenjë respekti të veçantë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ky është rasti i parë në histori që një president amerikan merr këtë nderim, i cili tradicionalisht u jepet vetëm presidentëve të Koresë së Jugut dhe bashkëshortëve të tyre, si dhe personaliteteve të huaja që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kombin korean, transmeton lajmi.net.
Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Trump e ka pranuar me nderim këtë çmim, duke theksuar miqësinë e thellë dhe aleancën strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
Ceremonia e dorëzimit të urdhrit dhe kurorës së artë është zhvilluar në Seul, në prani të zyrtarëve të lartë koreanojugorë dhe përfaqësuesve amerikanë./lajmi.net/