BallinaLajmeKorab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti...

Korab Bajgora që e kërcënoi Ramush Haradinajn e konsideron veten si “profeti i fundit i njerëzimit”

Të ngjajshme

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij.

Në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pistoleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë.

Bajgora në profilin e tij ka postime që nxisin diskutime.

Pothuajse në secilin status, ai i referohet vetes si “profeti i fundit i njerizimit”.

Në njërin nga statuset e tij të shumta, ai tregon se “profecia” nga Zoti i ka zbritur në vitin 2019.

“Mbreti i madh #HASHEM është ARGUMENTI im. Me një argument të bazuar në parajsë kur jeta ime fizike është në rrezik #TORAH është TESTAMENTI im. Prej qe MOSHE RABENU me shkrujti si profeti i fundit i njerzimit, komandantat e kosoves ne krye me Ramush Hardinaj, qe eshte dajallar kane perdor institucionet shtetrore per me vra jashte ne liri dhe brenda burgut, por ne vitin 2019, kur me erdhi profecia, i thash MUHAMET HALITITIT, psikologu i cili tash i tha XHAVIT HALITIT se KADRI VESLIT tregoi se komuniteti hebre në KOSOVË i ka gjetur gjurmët e mia, më ka lëshuar por hebrenjtë u munduan të manipulojnë në mënyrë psiqike që ta marrin pasardhësin tim dhe ta sjellin në IZRAEL për ta mashtruar popullin hebre se MESIA ka lindur në IZRAEL. me respekt rabini i madh #MOSHIACH RABENU #INFINITY nga KOSOVA”, ka shkruan ai.

Edhe në shumë statuse tjera ai i referohet vetes me këtë epitet, duke e shprehur edhe urrejtjen e tij ndaj shtetit të Izraelit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz