back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeKoordinatorja Pula: Deklaratat publike të pavërteta do të jenë subjekt i procedurave...

Koordinatorja Pula: Deklaratat publike të pavërteta do të jenë subjekt i procedurave hetimore

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve, prokurorja Laura Pula, ka vazhduar me pjesëmarrjen në tryezën e organizuar nga Instituti Demokracia për Zhvillim (D4D) në partneritet me Demokracia në Veprim (DNV), me titull: “Drejtësi zgjedhore në zgjedhjet e 11 qershorit”, e cila sot është mbajtur në Mitrovicë.

Koordinatorja Pula, në fjalimin e mbajtur sot në Mitrovicë, është përqendruar në aktivitetet që parasheh Plani Standard i Veprimit lidhur me procesin zgjedhor. Ajo ka thënë se është paraparë që, në të gjitha rastet kur kanë informata se në qendrat e votimit dhe në vendvotime ka keqpërdorime të procesit zgjedhor nga stafi i emëruar i KQZ-së, Kryesuesi i këshillave të vendvotimeve dhe anëtarët tjerë që janë të obliguar të raportojnë keqpërdorimet e nuk e bëjnë, Policia e Kosovës do të ndërmarrë veprime operative me qëllim të verifikimit të tyre dhe në bazë të kompetencave që kanë do të njoftojnë Prokurorin kujdestar i cili vendos për inicimin e procedurave ligjore.

Prokurorja Pula më tej ka thënë se vëmendje do t’i kushtohet edhe deklaratave publike në formë të informatave të pavërteta apo të pakonfirmuara, duke shtuar se nga e kaluara kanë pasur raste të deklaratave të tilla të cilat kanë mundur të jepen për interesa të caktuara, por kanë ndikuar negativisht në opinion lidhur me procesin zgjedhor. Ajo ka thënë se të gjithë ata persona të cilët dalin me deklarata publike të pavërteta, do të jenë subjekt i procedurave hetimore, nga se deklarimi i rremë është vepër penale.

Në fund të fjalës së saj, prokurorja Pula foli edhe për veprimet që do të ndërmerren në rast të shkeljeve tjera të mundshme gjatë procesit zgjedhor siç janë: keqpërdorimi i varësisë ekonomike të votuesit, fotografimi i votës, cenimi i fshehtësisë së votës etj.

Të Fundit

Sport

ShowBiz