back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeKontrolli mbi pronën shoqërore përplas PDK-në e LDK-në

Kontrolli mbi pronën shoqërore përplas PDK-në e LDK-në

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Përplasjen më të madhe në këtë mandat e kanë demonstruar të premten deputetët e partive kryesore në koalicion, tek kanë prezantuar argumente pro dhe kundër Projektligjit për investime strategjike.

Ka qenë përplasje për kontrollin mbi pronën shoqërore, shkruan sot Koha Ditore.

Tri tentativa janë bërë për ta miratuar projektligjin. Ndonëse ishin prezentë në seancën plenare, shumica e deputetëve të Partisë Demokratike (PDK) nuk kanë marrë pjesë në votim, duke mos u deklaruar as për, as kundër dhe as abstenim.

Me këtë e kanë pamundësuar kuorumin prej së paku 61 ligjvënësish që kërkohet të marrin pjesë kur votohen ligjet. Kolegët e tyre të Lidhjes Demokratike (LDK) kanë dhënë mbështetje në masë. Por ka munguar përkrahja e deputetëve të partive minoritare në koalicion. Votën për nuk e ka dhënë as lëvizja “Vetëvendosje” (LVV), subjekt i vetëm opozitar që u është kthyer seancave plenare pas bojkotit disamujor.

- Advertisement -

Të Fundit