back to top
Thursday, September 4, 2025
BallinaLajmeKontradikta e Qosjes: Thotë se s’ka votuar prej vitit 2000, më pas...

Kontradikta e Qosjes: Thotë se s’ka votuar prej vitit 2000, më pas shkruan se të votosh është “obligim”

Të ngjajshme

Broja dhe Daku udhëheqin sulmin – formacioni i Shqipërisë ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë sot një ndeshje miqësore...

Shqipëria e publikon formacionin zyrtar ndaj Gjibraltarit

Shqipëria e ka publikuar formacionin zyrtar të ndeshjes ndaj...

Turqia ndalon koncertin e këngëtarit francez që mbështet luftën e Izraelit në Gaza

Autoritetet turke kanë anuluar një koncert të planifikuar nga...

Rexhep Qosja u lajmërua sot, duke treguar se do të votojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Akademiku që nuk ka votuar që nga viti 2000, atëherë kur kishte dështuar t’i merrte qoftë edhe pak elektorat LDK-së së Ibrahim Rugovës, e cila gëzonte mbështetje të madhe.

Qosja, i cili e quante Rugovën tradhtar dhe njeri të Sllobodan Millosheviqit, tregoi vetë sot se nuk ka votuar prej atëherë kur oponenti i tij politik ishte Rugova, lideri ikonik i shqiptarëve të Kosovës.

“Ky mesazh më nxiti ta kujtoj herën e parë dhe të fundit kur e kam ushtruar të drejtën e votimit në Kosovë. Ishte viti 2000”, shkroi ai, duke shpërndarë një mesazh që ia kishte dërguar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për mundësinë e ndërrimit të qendrës së votimit.

Ndërsa tregoi se nuk kishte votuar për rreth 25 vjet, një kontradiktë vihet në pah pak fjali më poshtë, kur thotë se do të votojë këtë herë sepse “votimi, sidomos në zgjedhjet e përgjithshme, shtetërore, është obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar”.

Meqenëse votimi qenka “obligim shoqëror, kulturor, etik e kombëtar”, pse nuk e paska përmbushur Qosja atë për rreth 25 vjet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz