Konsumi i kafes ul rrezikun për sulm në zemër
01·

Për të gjithë ata që janë të fiksuar pas konsumit të kafes ka një lajm të mirë.
Sipas një studimi të fundit që është kryer nga Kolegji Amerikan i kardiologjisë, kafja ul ndjeshëm rrezikun nga sulmi në zemër.
Referuar hulumtimit, u arrit në konkluzionin se konsumi i tre kafeve në ditë jo vetëm që nuk e dëmton zemrën, po përkundrazi ulet rreziku i atakut.

Lexo edhe12 javë në 54 sekonda, transformimi i pabesueshëm i këtij të riu (Video)
Ky studim i fundit rrëzon të gjitha përfundimet e arritura më herët sipas të cilave kafja sjell probleme për zemrën.
Po ashtu, konsumi i kafes ul me 13 % rrezikun për goditje në tru.












