back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajmeKonkurs i dyshimtë i OSHP-së, për asistenten ekzekutive te Kryetarit te OSHP-së...

Konkurs i dyshimtë i OSHP-së, për asistenten ekzekutive te Kryetarit te OSHP-së dhe djalin ish-deputetit të VV-së Enver Dugollit

Të ngjajshme

BMW-ja e Papës shitet për 156,000 euro

Një BMW R 18 Transcontinental me firmën e Papa...

Koalicioni PDK-LDK në Fushë-Kosovë, Besnik Osmani tregon nëse ishte në dijeni Abdixhiku

Besnik Osmani, kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës...

Vrasësi i kryeministrit japonez e pranon veprën: Unë e kreva, ja pse e bëra këtë veprim

Tetsuya Yamagami, burri i akuzuar për vrasjen e ish-kryeministrit...

Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda...

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që...

Në një konkurs të publikuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i datës 31.07.2025, ishin kërkuar dy ekspertë për shqyrtimin e ankesave për operatorët ekonomikë.

Konkursi duket se ishte i “gatuar” për asistenten ekzekutive të kryetarit të OSHP-së, Valbona Bilallin, dhe djalin e ish-deputetit të VV-së, Enver Dugollit.

Burimet bëjnë të ditur se asistentja ekzekutive e kryetarit të OSHP-së, Valbona Bilalli, ende s’i kishte bërë një vit nga përzgjedhja e saj si zyrtare ekzekutive.

Ende pa i bërë një vit përvojë, ajo u përzgjodh si eksperte shqyrtuese, duke u poentuar me pikë maksimale.

Nga të përzgjedhurit e konkursit është edhe djali i Enver Dugollit, ish-deputet i partisë në pushtet. Në këtë konkurs kishin aplikuar 80 kandidatë.

Nga të përzgjedhurit u bë e ditur se vetëm 48 kandidatë i plotësojnë kriteret e konkursit.

Nga 48 kandidatët, befasisht me pikë maksimale u vlerësua vetëm Valbona Bilalli, asistentja ekzekutive e kryetarit të OSHP-së, që u vlerësua me 89.2 pikë, si dhe djali i Enver Dugollit të VV-së, që u poentua me 78.6 pikë.

Mësohet se dy kandidatëve të përzgjedhur u mungon përvoja e punës në fushën e prokurimit të kërkuar, gjë që nënkupton se nuk i kanë plotësuar kriteret sikur kërkohet me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

Indeksonline ka parashtruar disa pyetje në adresën e OSHP-së lidhur me përzgjedhjen e këtyre dy kandidatëve, mirëpo përgjigjja ka qenë e mangët.

Çka thotë OSHP-ja: Bazuar në pyetjet e parashtruara të portalit Indeksonline të datës 22.10.2025,

Organi Shqyrtues i Prokurimit ju sqaron: Organi Shqyrtues i Prokurimit, bazuar në Rregulloren nr. 01/2023 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Organin Shqyrtues të Prokurimit, ka shpallur konkursin për plotësimin e dy (2) pozitave Ekspert Shqyrtues.

Kriteret e përgjithshme për pranim për pozitën e Ekspertit Shqyrtues përcaktohen sipas Rregullores (QRK) Nr. 06/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës në Shërbimin Civil, si dhe Katalogut të Vendeve të Punës për Shërbimin Civil të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kohëzgjatja e konkursit për aplikim ka qenë nga data 31.07.2025 deri më datën 29.08.2025.

Konkursi është shpallur përmes platformës elektronike të Qeverisë së Republikës së Kosovës, tek Sistemi Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, ku e gjithë procedura e rekrutimit është zhvilluar përmes sistemit online, në bazë të Ligjit Nr. 08/L-197 Për Zyrtarët Publik dhe Rregullores (QRK) Nr. 15/2023 Për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil. Konkursi ka qenë i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Po ashtu, konkursi dhe të gjitha njoftimet që kanë të bëjnë me këtë procedurë të rekrutimit janë të publikuara në ueb-faqen zyrtare të Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Për dy (2) pozitat e shpallura për Ekspert Shqyrtues kanë aplikuar gjithsej 80 aplikantë. 48 aplikantë i kanë përmbushur kriteret e konkursit dhe janë ftuar në test me shkrim.

Në testin me shkrim kanë marrë pjesë 16 aplikantë, ku nga 16 aplikantët që iu kanë nënshtruar testit me shkrim, vetëm 2 aplikantë e kanë kaluar testin me shkrim dhe, sipas legjislacionit të lartcekur, iu kanë nënshtruar intervistës pranë komisionit për pranim, ku sipas përmbledhjes së pikëve totale kanë rezultuar që të dy kandidatët të jenë të suksesshëm.

Çdo kandidat pjesëmarrës në këtë procedurë të rekrutimit ka të drejtë ankese në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Të gjitha përshkrimet e pozitave të punës të zyrtarëve të OSHP-së janë të përcaktuara sipas Rregullores nr. 01/2023 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Organin Shqyrtues të Prokurimit./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz