back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKonjufca tregon tri ministritë e preferuara të Vetëvendosjes në bashkëqeverisje

Konjufca tregon tri ministritë e preferuara të Vetëvendosjes në bashkëqeverisje

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur për preferencat e këtij subjekti për udhëheqjen e ministrive të caktuara.

Konjufca në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se është mirë që disa ministri të shkojnë me atë parti të cilës i takon kryeministri, përcjell Telegrafi.

“Ministria e Drejtësisë, Punëve të Brendshme dhe ajo e Financave janë shumë të rëndësishme për Lëvizjen Vetëvendosje pasi me këto kauza është identifikuar sa ishte në opozitë”.

Ai ka thënë se sidomos ministria e Drejtësisë dhe ajo e Punëve të Brendshme janë të rëndësishme pasi kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

“Ne jemi shumë të interesuar të sjellim sundimin e ligjit. E përmes këtyre ministrive mund ta bëjmë sjelljen e ligjit”.

I pyetur për emrin e Veton Surroit si një anëtarë i mundshëm i kabinetit qeveritar, Konjufca ka thënë se ende nuk është mbledhur partia për të diskutuar për emra të caktuar.

Ai ka thënë se në Qeverinë Kurti nuk do të kenë ndikim mbiemrat e caktuar për t’u punësuar pa të drejtë në institucione.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz