BallinaLajmeKonjufca reagon për vdekjen e Cimës: Ndjehem i pikëlluar që na la...

Konjufca reagon për vdekjen e Cimës: Ndjehem i pikëlluar që na la përfundimisht ikona e humorit

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar pas vdekjes së humoristit Rasim Thaçi-Cima.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Konjufca ka thënë se humori i tij ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë.

“Humori i Rasim Thaçit ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë. Çdo herë ka pasë porosi të mprehta brenda skeçeve të tij. Humori që e bënte Treshi Përsheshi gjatë viteve ’90 nuk ishte thjesht zbavitje, por aktivizëm politik.

Humori që thumbon në shenjë shpeshherë është më i guximshëm se njëmijë deklarata. Rasim Thaçi humorin e kishte ideal. Mbi të gjitha ai bënte humor të këndshëm në llogari të vetes: veçoria më e sinqertë e një humoristi të mirë”, ka shkruar Konjufca./Express

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndjehem i pikëlluar që na la përfundimisht ikona e humorit tonë Rasim Thaçi – Cima. Ai së bashku me Lecin (Ibrahim Krajovën tashmë të ndjerë) dhe Qumilin (Sevdai Radogoshin) ishin Treshi i artë i humorit tonë popullor nën okupim.

Humori i Rasim Thaçit ka qenë thellësisht politik edhe atëherë kur nuk është dukur i tillë. Çdo herë ka pasë porosi të mprehta brenda skeçeve të tij. Humori që e bënte Treshi Përsheshi gjatë viteve ’90 nuk ishte thjesht zbavitje, por aktivizëm politik.

Humori që thumbon në shenjë shpeshherë është më i guximshëm se njëmijë deklarata. Rasim Thaçi humorin e kishte ideal. Mbi të gjitha ai bënte humor të këndshëm në llogari të vetes: veçoria më e sinqertë e një humoristi të mirë.

Veçantia e humorit të Cimës qëndron në hapjen një dimensioni përtej përmbajtjes, diskursit dhe dialogut. Ai e ka inauguruar komiken e gjestit, situatës dhe akrobacionit. Me frizurën e tij ekstravagante dhe kostumin e paharrueshëm me kutia, na ka berë të qeshim po sikur Buster Keaton-i.

Ngushëllime familjes e bashkëpunëtorëve të Rasim Thaçit -Cimës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz