BallinaLajmeKonjufca: Mund t’ia sjell Dardanit 1000 njerëz që dëshmojnë se nuk kam...

Konjufca: Mund t’ia sjell Dardanit 1000 njerëz që dëshmojnë se nuk kam qenë në SHIK

Të ngjajshme

Robert Berisha në një moment shumë të lumtur me të bijën

Këngëtari Robert Berisha është i njohur për natyrën e...

Kurti i mbledh herët në mëngjes ministrat nesër

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës...

E rëndë në Gjirokastër, 10-vjeçari denoncon 17-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 17-vjeçar po hetohet nga policia në Gjirokastër pasi...

Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, e ka dorëzuar padinë ndaj ish-bashkëpartiakut të tij Dardan Molliqaj, i cili ka thënë në Kuvend se Konjufca ka qenë pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

Konjufca pas dorëzimin të padisë tha se e cilëson si shpifje akuzën që ia ka bërë Molliqaj në Kuvend, ndërsa pret që ish-sekretari organizativ i VV’së, tash deputet i PSD’së, të dënohet për shpifje.

“Një person i cili thotë gjithçka për të cilën nuk ka argument, ai në Kosovë dënohet për shpifje”, ka thënë shefi i GP të VV’së para Pallatit të Drejtësisë.

“Unë jam në gjendje me i sjell më shumë se njëmijë njerëz për me dëshmu se ka gënjyer, ndërsa Dardani nuk është në gjendje ta sjellë asnjë njeri në Gjykatë. Madje, as familja e tij nuk besoj se do të dëshmonte kundër meje”, ka thënë tutje Konjufca.

Molliqaj të shtunën gjatë seancës plenare në Kuvend, tha se Konjufca ka qenë pjesë e SHIK’ut dhe këtë ia kishte treguar vetë ai, dy javë para se deputeti i PSD’së, ta linte Vetëvendosjen./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz