back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaBotëKongresmenë e Senatorë letër Sekretarit Blinken: Thirrje për finalizim të marrëveshjes gjithëpërfshirëse...

Kongresmenë e Senatorë letër Sekretarit Blinken: Thirrje për finalizim të marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë

Të ngjajshme

Parashikimi i motit për sot, i vranët dhe mjegull

Sot parashihet të mbajë mot i vranët dhe me...

Gjendet pa shenja jete 29 vjeçarja në Prishtinë, dyshohet se ishte me grip ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e djeshme...

Presidentja Osmani takon sot Papa Leon në Pallatin Apostolik në Vatikan

Sot, në orën 10:00, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Ligjëvënës amerikanë, përfshirë kongresmenë e senatorë i kanë dërguar një letër Sekretarit amerikan Antony Blinken ku i bëjnë thirrje për fuqizim të rolit të Shtete të Bashkuara të Amerikës (SHBA), në Ballkan pas agresionit rus në Ukrainë, shkruan Gazeta Metro.

Në letër mes tjerash bëhet thirrje edhe për finalizimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Në këtë letër, bëhet thirrje për finalizim të ‘marrëveshjes gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë, pasi që tash e 14 vjet Kosova është e pavarur’ dhe ky realitet duhet pranuar. Arritja e kësaj ‘marrëveshje hapë mundësi për zhvillim në rajon dhe pengon rritjen e influencës së jashtme nga akterë dashakeq.’

Ligjëvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësimin për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan dhe sfidimin e demokracinë në rajon.

Ish-deputeti i LDK-së, Faton Bislimi, ka publikuar letërën e 19 ligjëvënësve amerikanë dërguar Shefit të politikës së jashtme amerikane, Antony Blinken.

Më poshtë keni postimin e Bislimit. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz