back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmeKongresisti republikan propozon largimin e ShBA-së nga NATO-ja

Kongresisti republikan propozon largimin e ShBA-së nga NATO-ja

Të ngjajshme

Botërori në SHBA nis me polemika, PrideFest kundërshtohet nga dy kombëtare

Egjipti dhe Irani kanë paraqitur ankesa zyrtare në FIFA...

KQZ nuk e certifikon listën e kandidatëve të Listës Serbe

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën...

​Shqipëria mëson kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm të UEFA “Regions’ Cup”

Kombëtarja shqiptare ka mësuar kundërshtarët në raundin e ndërmjetëm...

Kongresisti republikan Thomas Massie, përfaqësues i Kentakit, njoftoi të martën se ka paraqitur në Kongres një projektligj që synon të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga NATO-ja.

Ai argumenton se aleanca e krijuar dekada më parë ka humbur funksionin e saj, i kushton shumë taksapaguesve amerikanë dhe e rrezikon vendin për t’u përfshirë në luftëra të huaja.

“NATO është një relike e Luftës së Ftohtë. Shtetet e Bashkuara duhet të tërhiqen dhe t’i përdorin këto fonde për mbrojtjen e vendit tonë, jo të shteteve socialiste. Sot paraqita HR 6508 për t’i dhënë fund anëtarësimit tonë në NATO”, shkroi Massie në platformën X, raporton “FoxNews”.

Kolegia e tij republikane, Anna Paulina Luna nga Florida, njoftoi se e ka bashkësponsorizuar nismën.

Në një komunikatë për media, Massie theksoi se ShBA-ja ka shpenzuar “triliona dollarë” për pjesëmarrjen në NATO, ndërsa rrezikon përfshirjen në konflikte të jashtme. “Kushtetuta jonë nuk autorizon angazhime të përhershme të huaja. Amerika nuk duhet të jetë mburojë sigurie për botën -veçanërisht kur vendet e pasura refuzojnë të paguajnë për mbrojtjen e tyre”, tha ai.

Më herët gjatë vitit, senatori republikan Mike Lee nga Utah kishte prezantuar në Senat projektligjin e quajtur “Not A Trusted Organization Act” (“NATO Act”). Nisma e Massiet në Dhomën e Përfaqësuesve është versioni shoqërues i kësaj nisme.

Projektligji mbështetet në Nenin 13 të Traktatit të Atlantikut të Veriut, i cili lejon një vend anëtar të tërhiqet një vit pasi të njoftojë zyrtarisht Qeverinë e ShBA-së, e cila më pas njofton aleatët e tjerë.

Ky zhvillim pritet të shkaktojë debat të gjerë në skenën politike amerikane dhe brenda vetë aleancës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz