back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaTeknologjiKongresin Botërorë i Telefonave po afrohet, priten risi

Kongresin Botërorë i Telefonave po afrohet, priten risi

Të ngjajshme

AUV-i asgjëson 2064 kilogramë mish pule, kishte salmonellë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Republikës së Kosovës,...

Shahin Dervishaj nr. 77 nga PDK: Zemra e Drenicës i dhuron mbështetje të pakufishme

Në Lagjen Kuqica në Tërstenik, biznesmeni dhe kandidati për...

Djali i Carlo Ancelottit mund të bëhet trajner i klubit nga Serie A

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Alberto Gilardino është pranë...

U gjet bakteries e rrezikshme, hiqet nga tregu ky produkt i qumështi për fëmijë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar...
- Advertisement -

Të gjitha gati në Barcelonë për Kongresin Botëror të Teknologjisë. Ekspozita më e rëndësishme në botë e dedikuar për telefoninë celulare shkruan TechSot.al, do të hapet të hënën më 27 shkurt. Edicioni i 12 i eventit që ka të paktën 100 mijë pjesëmarrës, do të karakterizohet për mungesa.

- Advertisement -

TechSot.al ka mësuar se nuk do të jetë prezentë në Barcelonë CEO i Facebook, Mark Zuckerberg, që këtë vit do t’ia lerë lavdinë e hapjes, CEO-s së Netflix, Reed Hastings. Por mbi të gjitha ky kongres i teknologjisë po pritet me padurim për smartphone kryesor të Samsung, të cilin kompania e ka prezantuar turbul përmes disa të dhënave që portali ynë i ka servirur herë pas here.

Do të jetë prezentë për tekno-dashësit dhe nostalgjikët edhe marka si BlackBerry e Nokia, që rikthehen përmes kësaj ekspozite inovatorësh. Konkretisht, TechSot, konfirmon se në Spanjë, Samsung nuk do të sjellë fizikisht, por vecse me video, telefonin Galaxy S8, të cilit do t’i dedikohet dhe një konferencë e posacme me mediat, ndërkohë që synimi do jetë prezantimi i primatëve të tjerë të koreano-jugorëve.

Me Samsung në “mungesë” dhe Apple që nuk e frekuenton këtë kongres, do të ketë më shumë hapësirë për kompanitë rivale në fushën e teknologjisë, si Huaëei, LG, Sony e HTC. Sakaq, kemi një rikthim në vintazh të BlackBerry që synon të qëndrojë në treg, dhe rikthimin e telefonit ikonë të Nokias 3310./TechSot.al/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz