BallinaLajmeKonflikt për pronë, vriten pesë anëtarë të një familjeje

Konflikt për pronë, vriten pesë anëtarë të një familjeje

Të ngjajshme

1 muaj paraburgim për Liridon Fetahun, i kërkuar për vrasje me pagesë në Danimarkë

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka aprovuar kërkesën e...

Napoli nën hijen e Vezuvit: Filmi i ri i Gianfranco Rosi

Gianfranco Rosi, 62 vjeç, i njohur për portretet poetike...

Libani publikon shifrat shqetësuese që nga fillimi i luftës

Numri i viktimave nga sulmet e Forcave Mbrojtëse të...

Konflikti për pronën ka përfunduar me vrasjen e 5 pjesëtarëve të një familjeje në Turqi. Në konflikt e sipër, autori qëlloi për vdekje të atin, të vëllain, kunatën dhe 2 nipat ndërsa më pas e drejtoi pistoletën edhe në kokën e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e së dielës, rreth orës 11:00 në një fshat të distriktit Besni të provincës Adiyaman. Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, babai dhe dy djemtë po debatonin për ndarjen e një ngastre toke kur u nxehën gjakrat.

Pas përfshirjes në konflikt edhe të 2 nipave, Salih A. ka nxjerrë pistoletën nga brezi duke qëlluar të atin, vëllain e tij të madh, kunatën dhe 2 nipat. Më pas ai qëlloi edhe veten në kokë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e xhandarmërisë dhe ambulancat, por fatkeqësisht nuk mund të bënin asgjë për të shpëtuar familjarët. I vetmi që u dërgua i plagosur rëndë në spital ishte autori i krimit të rëndë.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz