Në fshatin Sharpejl të Leposaviqit, më 29 mars 2026 rreth orës 12:30, Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë gjatë patrullimit rutinë, në të cilën ndodheshin dy persona meshkuj, shtetas kosovarë.
“Fsh. Sharpelj, Leposaviq/ 29.03.2026-12:30. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një veturë të drejtuar nga i dyshuari dhe pasagjeri meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në automjet i janë gjetur një sasi e konsiderueshme djathi pa dokumente përkatëse (përcjellëse). Me vendim të prokurorit malli (djathi) është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. “, thuhet në njoftimin e policisë.