BallinaLajmeKonfiskohet një sasi e madhe e produkteve pa afat në fshatrat e...

Konfiskohet një sasi e madhe e produkteve pa afat në fshatrat e Ferizajt

Të ngjajshme

Shokon aktorja 70-vjeçare: “Dua lidhje veç për një natë”

Aktorja amerikane Whoopi Goldberg nuk ngurron të shprehë mendimin...

75 vjet burg dhe 108 mijë euro gjobë ndaj pesë të akuzuarve për rastin e 400 kg kokainë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues  ndaj...

Kurti i zhvendos nga zyra e tij kategoritë e dala nga lufta, i çon në ministrinë e re

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozim-vendimin për bartjen e...

Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen me spital të ri

Pas mbledhjes së Qeverisë, në konferencë për media dolën...

Inspektorati Komunal gjatë kontrolleve të javëve të fundit në fshatrat Pojatë, Rahovicë, Papaz, Sazli dhe Talinoc të Jerlive ka kapur një sasi të konsiderueshme të produkteve pa afat, të cilat janë ofruar për shitje për konsumatorët.

Me konstatimin e një gjendje të tillë, Inspektorati Komunal ka përgatitur procesverbalin përkatës dhe me gjithë dokumentacionin e nevojshëm, lënda do të dërgohet në organet gjyqësore.

Ndërkohë, produktet pa afat janë konfiskuar dhe asgjësuar nga KRM “Pastërtia”. Ky aksion po shtrihet gjerësisht për herë të parë edhe në zonat rurale të Ferizajt.

Kryeinspektori i Ferizajt, Ridvan Berisha tha se zgjerimi i këtij aksioni vjen si rezultat i qëllimit të qeverisjes lokale që inspektimet të shtrihen edhe në zonat rurale, në mënyrë që kontrolli të jetë i plotë për territorin tonë.

Ai ndër të tjera ka theksuar se ky aksion do të vijoj edhe në fshatra të tjera deri në përfundimin e ciklit të kontrollit në të gjithë zonën rurale të Ferizajt.

Komuna e Ferizajt inkurajon qytetarët që të denoncojnë rastet e tilla pranë autoriteteve kompetente lokale në mënyrë që tregu të pastrohet nga produktet që nuk përmbushin kushtet për konsum dhe siguria për qytetarët të rritet. /Telegrafi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz