Konfiskohet një pistoletë dhe arrestohet një person i dyshuar
BILLI
Lexo edhePunësohen 70 doktorë dhe infermierë të rinj, në komunën e Mitrovicës
Mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative zyrtarët policorë në kuadër të stacionit policor ‘jugu’ në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar për ‘armëmbajtje pa leje’.
Identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit M. G. 24 vjeçar, është realizuar në orët e paradites së sotme në rrugën “Arta” në Mitrovicë, gjatë kontrollit tek i dyshuari është konfiskuar një armë, pistoletë për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje përkatëse.
Ndërsa ndaj tij është iniciuar procedurë penale për ‘mbajtje në pronësi, posedim i paautorizuar i armës’.

Lexo edhePunësohen 70 doktorë dhe infermierë të rinj, në komunën e Mitrovicës
I dyshuari pas procedurave intervistuese me vendim të prokurorit të çështjes është liruar për procedurë të rregullt.