back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeKonfiskohen 67 kilogramë marihuanë në Rahovec, arrestohet një person

Konfiskohen 67 kilogramë marihuanë në Rahovec, arrestohet një person

Të ngjajshme

Sot rreth orës 14:00, policia me të marrë informatën se një person në Rahovec ka në posedim sasi të substancave narkotike ka bastisur një shtëpi.

Nga realizimi i këtij operacioni kontrolli dhe bastisjeje ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e tri (3) çantave/paketimeve najloni, me ngjyrë të zezë të mbushura me substancë në formë bari ngjyrë e gjelbër, e dyshuar si substancë narkotike e llojit Marihuanë dhe pesha e tyre ka rezultuar të jetë 67 kilogram”, thuhet në kumtesën e policisë, transmeton Klan Kosova.

Njësitet kompetente policore, përfshirë edhe ato të krimteknikës thuhet se kanë kryer procedurat e nevojshme në vendin e ngjarjes  për sigurimin e dëshmive materiale  ku është arritur të arrestohet një person, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz