Konfiskohen 4 armë në Skenderaj e Mitrovicë
03

Lexo edheNuredin Lushtaku zbulon marrëveshjen sekrete me Kadri Veselin, e akuzon rëndë Sami Lushtakun

Në katër raste të ndara, brenda dy ditëve të vikendit njësitë policore në Mitrovicë dhe Skenderaj, kanë konfiskuar katër armë.
Mbi bazën e informacioneve të pranuara për të shtëna në ahengje, njësitë policore kanë reaguar në katër raste të ndara, dy në zonën e Mitrovicës dhe dy të tjera në zonën e Skenderajt, në të gjitha rastet policia fillimisht ka identifikuar lokacionet nga ku dyshohej për të shtëna, me ç’ rast në të katër intervenimet janë gjetur dhe konfiskuar katër armë, tri pistoleta dhe një armë tytëgjatë.
Nën dyshimin për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt.
Lexo edheNuredin Lushtaku zbulon marrëveshjen sekrete me Kadri Veselin, e akuzon rëndë Sami Lushtakun
Ndaj tyre është iniciuar procedurë për vepër penale ’shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.