back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet takimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ja pse u takuan!

Konfirmohet takimi i Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, ja pse u takuan!

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka konfirmuar për Gazeta Blic, mbajtjen e takimit   mes kryetarit të LDK, Isa Mustafës dhe presidentit Hashim Thaçi.

Ai tha që takimi është mbajtur në shtëpinë e Isa Mustafës me kërkesën e presidentit.

“Mund të konfirmoj që, me kërkesë të Presidentit Thaçi, kryetari Mustafa e ka takuar në shtëpi, ku është njoftuar nga Presidenti rreth vizitës së sotme të dy zyrtarëve nga SHBA dhe kërkesave të tyre drejtuar koalicionit qeverisës”, tha Mustafa për Gazeta Blic.

Theksojmë që liderët kosovarë kanë pranuar ditë më parë një letër nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në letër thuhet se SHBA janë të pakënaqur me vendimin e Qeverisë Haradinaj për taksën 100 për qind. Ata kanë kërkuar që taksa të pezullohet.

Po ashtu,gjatë ditës së sotme, kryeministri Haradinaj së bashku me presidentin Thaçi, kanë pritur në një takim përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley.

Edhe pas takimit, Haradinaj nuk është lëkundur nga vendimi i tij për taksën. Por, ai ka sqaruar se Kosova është e vendosur për tregti të lirë brenda rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe marrëveshja gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese do të përfshijë edhe rregullimin e kapitullit të tregtisë së lirë në mes të Kosovës dhe Serbisë./Gazeta Blic./

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz