BallinaShowBizKonfirmohet, Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje

Konfirmohet, Scooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

cooter Braun dhe Sydney Sweeney janë në një lidhje. Burimet e TMZ tregojnë se Scooter dhe Sydney janë takuar me njëri-tjetrin dhe kanë qenë në takime të shumta.

Siç tha një burim, “Sydney sapo i ka dhënë fund një lidhje dhe po bën atë që bëjnë gratë në të 20-at, po del me dikë.” 

Sydney dhe Scooter ndezën për herë të parë thashethemet për një lidhje disa muaj më parë, kur u panë së bashku në Venecia të Italisë në qershor gjatë dasmës së Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, ku të dy ishin ndër të ftuarit e famshëm.

Ata u takuan në dasmë, megjithëse nuk është e qartë se kur filluan të dilnin bashkë.

Sydney ishte më parë e fejuar me Jonathan Davino, por, siç u raportua fillimisht, në janar ata u ndanë. Scooter ishte i martuar me Yael Cohen, ata ishin burrë e grua për rreth 7 vjet dhe kanë 3 fëmijë së bashku por u ndanë dhe finalizuan divorcin e tyre në shtator 2022.

Sydney është 27 vjeç dhe Scooter është 44 vjeç, por diferenca në moshë prej 17 vitesh nuk është aq e re për të… ish-i fejuari i saj Jonathan është 42 vjeç.

Përveçse është një drejtues diskografik dhe personi përgjegjës për zbulimin e Justin Bieber, Scooter është i njohur edhe për zenken e tij të gjatë me Taylor Swift në lidhje me shitjen e pronës së saj, të cilën ajo e bleu së fundmi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz