Konfirmohet: Sami Lushtaku do të jetë kandidat i PDK’së për kryetar të Skenderajt
01

Lexo edheFaton Bislimi i LDK’së veçon dy elemente nga urdhri i djeshëm i Joe Biden për Ballkanin Perëndimor

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK’së), Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Skenderajt, shkruan Gazeta Metro.
Enver Hoxhaj në Klan Kosova, e ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të garojë për të parin e Skenderajt.
“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo. Lushtaku do të jetë në garë për të qenë Kryetar i Skënderajt”, ka thënë Hoxhaj.
Ai ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Skënderajt dhe Drernasit që të mos përçahen.

Lexo edheFaton Bislimi i LDK’së veçon dy elemente nga urdhri i djeshëm i Joe Biden për Ballkanin Perëndimor
“Apeli im është qëndroni të bashkuar, mbështeteni PDK’në. Ftoj drenicakët që të mos bien pre e përpjekjeve të ndryshme që dikush t’i përçajë”.
Hoxhaj ka theksuar se Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci nuk i kanë raportet aq keq sa thuhet sipas tij
“Lladrovci dhe Lushtaku i kanë punët e ndara, njëri në Drenas dhe tjetri në Skënderaj. Me ta kam qenë në një odë në Abri nuk është e vërtetë [ajo që thuhet]”, ka bërë të ditur ai. /gazetametro.net