back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet: Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë me operacion të madh...

Konfirmohet: Policia e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë me operacion të madh në dy qytete të vendit

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Policinë gjermane gjatë ditës së sotme kanë kryer një operacion të përbashkët në Prishtinë e Ferizaj.

Këtë për Blic e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha i cili tha se ky aksion ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive për veprën penale pastrim i parave.

Ka thënë se aksioni ka filluar rreth orës 11:00, nga sektori për hetim financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë kanë realizuar një operacin të përbashkët.

“Ju konfirmoj se, sot nga ora 11:00, Policia e Republikës së Kosovës, respektivisht Sektori për hetimin financiar në kuadër të Drejtorisë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në bashkëpunim me Policinë e shtetit të Gjermanisë, kanë në proces të realizimit një operacion të përbashkët, nën mbikqyrje nga një prokuror special vendas dhe nje prokuror gjerman, i cili operacion ka per qellim gjetjen e deshmive me qellim te vertimit te vepres penale që nderlidhet me “Pastrim të parave” Operacioni i referohet zbatimit të urdhërese së lëshuar nga gjykata kompetente per kontroll/bastisje në gjashte (6), lokacione në dy qytete, në Prishtine dhe Ferizaj dhe pas përfundimit do te njoftoheni per rezultatet e tij”, tha ai për Gazetën Blic.

Ndryshe, Gazeta Blic para disa minutash ka raportuar për këtë aksion të policisë i cili është në 6 lokacione të ndryshme./Gazeta Blic

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz