back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Konfirmohet incidenti mes Mehollit e Idrizit, policia e cilëson si “kanosje”

Të ngjajshme

Kapen 200 kg drogë në një kamion në rajonin e Prishtinës, shoferi i dyshuar ndalohet për 48 orë

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës...

Gruda: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të procedojë buxhetin në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar vendimin e...

Bieber çmend rrjetin: ‘Nëse mendon me epsh për një tjetër, është tradhti!’

Këngëtari kanadez dhe fituesi i çmimit Grammy, Justin Bieber,...

Është konfirmuar incidenti mes dy kandidatëve për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizit të PDK-së dhe Sylejman Mehollit të VV-së.

Policia për Klankosova.tv ka thënë se kanosja ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe njoftoi se po punohet për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të ngjarjes.

“Sot rreth orës 17:30 është pranuar informata për një ‘Kanosje’ në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka arritur në vendin e ngjarjes. Aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në konfirmim.

Raportimet e para flasin për një incident të ndodhur mes dy kandidatëve, pas përfundimit të një emisioni televiziv, ku të dy morën pjesë.

Thuhet se kandidati i LVV-së e ka kanosur atë të PDK-së me fjalët “qen, pis – kam me t’u përgjigj familjarisht”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz