BallinaLajmeKonfirmimi i aktakuzës për Thaçin, nga zyrtarët e SPO-së, dhe pija freskuese...

Konfirmimi i aktakuzës për Thaçin, nga zyrtarët e SPO-së, dhe pija freskuese në aeroplan!

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Raporti i Gjykatës Speciale sqaron se ish-presidentit, Hashim Thaçi, i ishte kumtuar me 4 nëntor, ora 15:00, konfirmimi i aktakuzës.

Thaçin e kishin takuar zyrtarë të Speciales duke e njoftuar për aktakuzën dhe urdhrin e arrestimit të tij.

“Pak pas orës 15:00, më 4 nëntor 2020, oficerët e sigurisë operative të SPO-së u takuan me z. Thaçi. Thaçi ishte i informuar se aktakuza kundër tij ishte konfirmuar dhe lëshuar një urdhër për arrestimin e tij, por që po i jepej mundësia të paraqitej në orën 10:00 të mëngjesit vijues”, thuhej në raportin e arrestimit të Hashim Thaçit.

Ndër të tjera, ai u këshillua që nëse do të përpiqej të largohej nga vendi, ose të ndërmerrte ndonjë hap për të penguar drejtësinë ose ndërhyrë në dëshmitarët, ai do të arrestohej menjëherë.

Ish-presidenti iu kishte treguar zyrtarëve të sigurisë së SPO-së për aktivitetin e tij të mbetur të datës 4 nëntor, derisa i kishte kërkuar atyre që të nesërmen të ketë mundësi të i drejtohet qytetarëve të Kosovës.

Në raport tregohet edhe për rrugëtimin e Thaçit për në Hagë. Ai ishte pajisur me mjete mbrojtëse anti-COVID, si dhe që iu kishte dhënë një pije freskuese në aeroplan.

Vlen të theksohet se Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga posti i presidentit më 5 nëntor.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz