Komuna Skenderajt nuk merr pjesë në seancën e OSHP-së
Askush nga komuna e Skenderajt nuk ka marrë pjesë në seancën e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) ku është shqyrtuar ankesa e Operatorit Ekonomik (OE) “Tetroniks” për aktivitetin e prokurimit “Furnizimi dhe instalimi me pajisje teknike të zërimit për sallën e Kuvendit komunal- komuna Skenderaj”.
Në seancën e OSHP-së të cilën e ka monitoruar “Front Online” përfaqësuesi i kompanisë ankuese Almir Ajeti në fjalën e tij tha se pajtohet me mendimin e ekspertit shqyrtues dhe atij teknik për këtë proces prokurimit
“Në fjalën përfundimtare përfaqësuesi i OE-së deklaroj: Kërkojmë nga paneli shqyrtues te aprovoj ankesën tone si te bazuar dhe te merr vendim siç kanë rekomanduar Ekspertet shqyrtues dhe Teknik” ka thënë ai.
Lexo edheFotografi të rralla të Adem Jasharit
Vendimi i Panelit Shqyrtues për këtë aktivitet Prokurimit do të merret në ditët në vijim, deri sa portali “Front Online” do të iu mbaj të informuar në vazhdimësi për rrjedhën e këtij procesi të prokurimi.














