back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaRegjionaleMitrovicëKomuna largon reklamat pa leje

Komuna largon reklamat pa leje

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim dhe keqpërdorim të kartelave bankare

Ekipi i Krimeve Kibernetike në Gjilan, me autorizim të...

Nora shkëlqen në paraqitjen e fundit në Instagram

Nora Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Kurti: Vuk Hamoviqi nuk fiton në Kosovë – Nuk e di kush është NOA!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në Kanal 10 ka...

Me kërkesë të Drejtorisë për Planifikim dhe Urbanizëm, gjatë ditës së sotme inspektorët komunalë kanë ndërmarrë aksionin për heqjen e panove reklamuese të vendosura nëpër shtylla dhe hapësira të tjera publike, pa lejen adekuate nga autoritetet komunale.

Sipas njoftimit të Komunës, deri më tani janë hequr reklama ilegale në afërsi të urës së Ibrit, bankës “TEB”, tek xhamia ”Isa Beg”, në afërsi të kompanisë “Ipko”, mbi “Urën e Gjakut” si dhe në disa segmente të tjera.

Komuna njofton se ky aksion do të vazhdojë edhe në lokacione të tjera brenda territorit të komunës së Mitrovicës.

“Këto veprime janë ndërmarrë me qëllim të lirimit të hapësirave publike, gjegjësisht heqjen e tezgave, reklamacioneve të ndryshme si dhe materialeve të tjera të vendosura pa leje adekuate të cilat pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz