Komuna e Vushtrrisë edhe këtë vit mbulon shpenzimet për ritet fetare të varrimit
BILLI

Lexo edheNis iniciativa për t’i ndihmuar Arben Beqirit, futbollistët e Kosovës hapin xhirollogari për grumbullimin e mjeteve

Komuna e Vushtrrisë dhe Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri e kanë vazhduar Memorandumin përmes të cilit Komuna e Vushtrrisë do vazhdoj për të 3-in vit me radhë të mbulojë shpenzimet për ritet fetare të varrimit.
Në bazë të Memorandumit, Komuna e Vushtrrisë do të mbuloj shpenzimet për këto rite:
– Kryerjen e ritualeve të varrimit sipas traditave fetare islame.
– Pastrimin e kufomës,
– Qefinin,
– Dërrasat

Lexo edheNis iniciativa për t’i ndihmuar Arben Beqirit, futbollistët e Kosovës hapin xhirollogari për grumbullimin e mjeteve
– Piramidat me mbishkrim dhe
– Transportin e kufomës
Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, me kërkesë të Këshillit të Bashkësisë Islame në Vushtrri, shpenzimet e hapjes së varrit nuk janë përfshirë në këtë memorandum.