back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaRegjionaleDrenasKomuna e Skenderajt organizon "Muajin për diasporën"

Komuna e Skenderajt organizon “Muajin për diasporën”

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Nga data 16 korrik e deri me 16 gusht komuna e Skenderajt do të organizojë për muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore, argëtuese e sportive për mërgimtarët e shumtë që po vijnë në Kosovë.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Lexojeni të plotë njoftimin e kryetarit Jashari:

Të nderuar qytetarë të komunës së Skenderajt,

E dashur diasporë,

Pas një periudhe të vështirë pandemike, e cila pamundësoi ardhjen tuaj në vendlindje dhe pritjen dinjitoze për ju, këtë vit po e vazhdojmë traditën e pritjes me zemër për ju që mbani gjallë ekonominë, familjet dhe shtetin tonë.

Nga data 16 korrik e deri me 16 gusht do të organizojmë për ju muajin e diasporës, me aktivitete të shumta kulturore, argëtuese e sportive.

Në sheshin “Adem Jashari”, do të ofrojmë mbrëmje muzikore me këngëtarët më eminent të estradës sonë, në shenjë falënderimi e mirënjohje për bashkëqytetarët tonë që jetojnë në diasporë, për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në luftën tonë të përbashkët për liri e Pavarësi dje dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të shtetit tonë sot.

Mirë së vini diaspora jonë, Ju presim me zemër!Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Republika Kesevis Kemuna Skenderejt Nën patronatin e Kryetarit tẽ Komunës sẽ Skenderajt, Bekim Jashari, organizohet: DIASPORA M EVENDLINDJ 16.07.2021 2021 MUZIKE LIVE AKTIVITETE SPORTIVE EKSPOZITE PANAIRE KAMPE RINORE 2 KURSE VERORE FUSHATA INFORMUESE ม SOFRA TRADICIONALE 1 Bekim Jathari KRY SKENDERAJT"

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz