Komuna e Skenderajt nderon të rënët e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit
dp·
Në 19 vjetorin e Betejës së Çirezit dhe Likoshanit, Komuna e Skenderajt ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin e dëshmorëve në Likoshan.
Një delegacion i Komunës së Skenderajt i prirë nga Nënkryetari Fadil Nura, më këtë rast i ka vizituar edhe familjet e dëshmorëve të rënë në këtë betejë të rëndësishme të UÇK-së kundër forcave policore dhe ushtarake që kishin sulmuar fshatrat Çirez e Likoshan më 28 shkurt të vitit 1998.
Bashkë me delegacionin e Komunës së Skenderajt, familjet e dëshmorëve i ka vizituar edhe një delagacion i Komunës së Drenasit i prirë nga Kryetari Ramiz Lladrovci.

Lexo edheIvanoviq në arrest shtëpiak, por merret me politikë















