back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaDrenica +Drenica KulturëKomuna e Skenderajt hap konkurs për 43 vende të lira pune (FOTO)

Komuna e Skenderajt hap konkurs për 43 vende të lira pune (FOTO)

Të ngjajshme

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria e Arsimit në Skenderaj ka hapur konkursin për mësimdhënës, shkruan Drencia Press.

Sipas një njoftimi nga Drejtoria për Arsim në Skenderaj në këtë konkurs janë të hapura gjithsejtë 43 pozita, ku këkrohen mësimdhënës të rinj./DRENICA PRESS/

Më poshtë e keni tabelat për vendet e lira të punës.

Kushtet: Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët
duhet t’a kenë të kryer fakultetin – drejtimi përkatës sipas Normativit 06/2015, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët
e tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.
Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L032,
UA 06/2015 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.
Testi me shkrim, për të gjithë kandidatët e konkursit do të mbahet më 17 gusht 2018, prej orës 10
00 në Qendrën e Kompetencës.
Për Intervistën me gojë do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009.
Emrat e kandidatëve dhe orari i intervistës do të publikohen në web faqen e Komunës së Skenderajt https://kk.rksgov.net/skenderaj/category/konkursey-njoftimet/

Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :
❖ Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
❖ Kopja e letërnjoftimit;
❖ Vërtetimin për punë nga gjykata;
❖ Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
❖ Certifikatë trajnimi – nëse keni ;
❖ Përvoja e punës – nëse keni ;
❖ Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;
❖ Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 1;
❖ Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;
Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.
Fillimi i punës për vendet e lartcekura, nuk do të jetë domosdoshmërisht më datë 03.09.2018, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës
së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).
Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim.
Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt me datë 31.08.2018.
Dokumentacioni nuk kthehet.
Afati i konkursit mbetet i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë dhe në webfaqen zyrtare të Komunës së Skenderajt.
Drejtoria Komunale e Arsimit
Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz