back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaBujqësiKomuna e Skenderajt dhe Islamic Relief do të përkrahin 66 familje me...

Komuna e Skenderajt dhe Islamic Relief do të përkrahin 66 familje me grante në bujqësi

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief, përmes së cilit komuna dhe organizata në fjalë me bashkëfinancim do të përkrahin 66 familje në fushën e bujqësisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është përkrahja e familjeve me ferma të vogla në rritjen, zhvillimin dhe prodhimtarinë e tyre bujqësore e blegtorale.

Kryetari Jashari shprehi mirënjohje ndaj organizatës Islamic Relief, për bashkëpunimin dhe përkrahjen dhënë komunës sonë, duke ndihmuar kështu zhvillimin e sektorit të bujqësisë.

Në anën tjetër menaxherja e projektit, Albulena Gashi, falënderoj Kryetarin Jashari për gatishmërinë e treguar për t`iu dal në ndihmë familjeve në nevojë dhe fermerëve duke i përkrahur kështu përmes granteve e subvencioneve të ndryshme.

Nga kjo marrëveshje do të përfitojnë gjithsej 66 familje, ku 25 prej tyre do të përfitojnë secila nga një lope, 36 familje tjera me nga 20 pula për familje (në përbërje 19 pula dhe 1 gjel për familje) dhe 5 familje me nga një serë.

Në kuadër të gjithë kësaj familjet e zgjedhura do të përfitojnë edhe kontrolla shëndetësore nga veterineri, trajnime të kësaj fushe e po ashtu edhe ushqim për së paku nëntë muaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz