back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaLajmeKomuna e Skenderajt del me njoftim mbi fillimin e procesit mësimor

Komuna e Skenderajt del me njoftim mbi fillimin e procesit mësimor

Të ngjajshme

​Dëshmitari në gjykimin kundër Nagip Krasniqit: Nuk ka pasur anshmëri për ndonjë operator

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar të enjten...

Shuhet nga jeta ‘zonja’ e televizionit italian

Bota italiane e argëtimit zgjohet me një lajm të...

Deda: Politika e përçarjes po e vjedh të ardhmen e Kosovës

Analisti politik, Ilir Deda ka reaguar ndaj zhvillimeve të...

Rama: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria – pavarësia e saj është e pakthyeshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka rikonfirmuar mbështetjen e...

Skenderaj – Nesër nis zyrtarisht gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor, duke shënuar rikthimin e nxënësve në bankat shkollore pas pushimit dimëror, përcjellë Drenica Press.
Drejtoria e Arsimit në Komunën e Skenderajt ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me drejtuesit e shkollave, janë ndërmarrë të gjitha përgatitjet e nevojshme për një fillim të rregullt dhe pa pengesa të procesit mësimor. Sipas njoftimit, është siguruar ngrohja në të gjitha shkollat, janë mirëmbajtur hapësirat shkollore dhe është bërë furnizimi me mjetet e domosdoshme për zhvillimin normal të mësimit.
Drejtoria e Arsimit shpreh angazhimin e vazhdueshëm për të ofruar kushte sa më të mira dhe për të rritur cilësinë e procesit edukativo-arsimor në të gjitha institucionet shkollore të komunës.
Në fund, Drejtoria u ka uruar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve një gjysmëvjetor të mbarë dhe plot suksese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz