back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeKomuna e Prishtinës refuzon kërkesën për rikthimin e ndalesës së autobusëve te...

Komuna e Prishtinës refuzon kërkesën për rikthimin e ndalesës së autobusëve te “Xhamia e Llapit”

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Drejtori i Mobilitetit në Komunën e Prishtinës, Donat Lushaku, tha se nuk do të lejohet kthimi i autobusëve të Podujevës në ndalesën te Xhamia e Llapit dhe se çdo tentim për bllokim të trafikut do të pengohet nga inspektorët dhe policia.

Ky qëndrim vjen pas protestës së transportuesve të autobusëve të linjës Podujevë – Prishtinë, që u mbajt paraditen e sotme para Komunës së Prishtinës, duke kundërshtuar vendimin për ndalesën te Xhamia e Llapit.

Lushaku në një prononcim për media tha se do të merren masa ligjore.

“Siç e keni parë, Shoqata e Autobusëve të Podujevës ka vijuar me grevë, por tashmë pas njoftimit të policisë dhe vendimit me shkrim, greva e formës së kaluar nuk do të bëhet në kuptim të bllokimit të trafikut apo shiritit të caktuara në zona të caktuara të qytetit. Komuna do të vazhdojë bashkë me inspektorët e saj dhe policinë të marrë masa ligjore ndaj të njëjtëve dhe kësisoj qarkullimi brenda qytetit nuk do të lejohet assesi. Kthimi nga stacioni i ashtuquajtur Xhamia e Llapit jo se jo”, tha Lushaku.

Ai bëri të ditur se Komuna është e hapur për dialog vetëm për dy çështje të ngritura nga shoqata.

“Jemi pra duke tentuar që kërkesat tjera t’i plotësojmë. Këtë e them në kuptimin se do të ketë mundësi dialogu për dy pika, që është pjesa e taksive ilegale, që është edhe preokupim i yni dhe kërkesë e Shoqatës së Autobusëve të Podujevës, dhe pika tjetër që disa linja që i ka të kontraktuara Komuna të mos kalojnë në territorin e Podujevës”, tha ai.

Lushaku theksoi se Shoqata duhet të respektojë obligimet e saj deri në fund.

“Shoqata duhet të respektojë interesat deri në fund, pra të vazhdojë deri në Stacion të Autobusëve, gjë që nuk po e bën, çka po pamundëson qytetarët e Podujevës që të marrin biletat e integruara për ta shfrytëzuar falas në krejt qytetin”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz